Shëndeti
Nënat që presin të lindin
Deri në javën e 29-të të shtatzënisë, nënat që presin të lindin dhe që kanë rrjedhë të pakomplikuar të shtatzënisë, mund të udhëtojnë pa vërtetim gjinekologjik në ne fluturimet qe organizon Dardania Travel. Leja e posaçme për fluturim pas javës 29-të shtatzënisë mund të merret vetëm nga mjeku i shtëpisë ose nga shërbim i ngjajshem mjekësor. E njëjta gjë vlen në rast shtatzënie të komplikuar, si p.sh. në rast se nëna është shtatzënë me binjakë apo me më shumë fëmijë.
Medikamentet
Me medikamente nëpër doganë: Nëse bartni në bagazhin e dorës medikamente dhe injeksione (injeksione insuline), është e këshillueshme të bartet me vete edhe një vërtetim mjeku, i cili vërteton që bëhet fjalë për material mjekësor që ju nevojitet personalisht.
Humbja e medikamenteve: Për rastin që nëse ju humbin medikamentet gjatë rrugës ose në vendin e cakut, do të duhej të kërkonit nga mjeku që ju trajton që t’ua lëshojë një pasqyrë mbi grupin e gjakut tuaj dhe të dhënat tjera të rëndësishme medicinale, si dhe mbi dozimin e medikamenteve dhe emrat e tyre të gjenerikave (emra të lirë ndërkombëtarë të lëndëve mjekësore të pambrojtur ndërkombëtarisht nga e drejta e mallrave). Përveç kësaj, bartni me vete edhe dokumentet e nevojshme për trajtim ose për lëshim recetash.
Medikamentet në bagazhin e dorës: Paketimi i medikamenteve do të duhej t’i përballonte goditjet dhe, sipas mundësisë, sasia e medikamenteve të shpërndahet nëpër disa bagazhe dore. Është e këshillueshme që të bartni në bagazhin e dorës një herë e gjysmë deri në dy herë më shumë medikamente sesa nevoja e pritshme për to. Sepse, në raste të jashtëzakonshme, fluturimeve nganjëherë u ndërrohet drejtimi ose nisja juaj shtyhet për një kohë më të gjatë – edhe nëse ju keni kohë që jeni ulur në aeroplan.